Efektivi mban qytetarin në shpinë, Braçe: Nder e respekt, shërbyen për njerëzit

0

Deputeti Erion Braçe ka publikuar një foto ku shihet efektivi duke mbajtur një qytetar që kishte mbetur në mes të ujit. Braçe falenderon të gjithë policët, elektricistët, zjarrfikësit, që gjenden pranë qytetarëve në zonat e përmbytura si Fieri apo Vlora.

“Nder e respekt per cdo burre e djale, ushtare e oficere-sic keta ketu te batalianit te trete te sigurise, zjarrefikes, police, elektriciste, punonjes te impianteve e rrjetit te kullimit, mjeke e infermiere, te cilet prej dje e gjate gjithe nates po sherbejne per njerezit ne zonen e permbytur Fier/Vlore!” shkruan Braçe.

Ditën e djeshme qytete si Vlora, Fieri, Durrësi, Elbasani, Tepelena dhe shumë zona të tjera u përballën me përmbytje dhe me problematika të shumta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu