Egnatia mund Vllazninë me 10 lojtarë 0-2!

0

SHKODER – Egnatia ia ka dalë të sigurojë 3 pikët ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”. Rrogozhinasit triumfuan 2-0 ndaj shkodranëve me 10 lojtarë.

Ndeshja nisi malore për shkodranët, të cilët që në minutën e 16-të mbetën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Dragoshit. Mbrojtësi i djathtë bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Spahiut dhe arbitri kryesore i nxoeri të kuqin.

Pjesa e parë ishte e qetë, teksa do të mbyllej 0-0 mes dy ekipeve. Fraksioni i dytë do të niste menjëherë me gol. Do të ishin miqtë me Isgandarlin që do të gjenin rrugën e rrjetës shkodranë në minutën e 48-të.

Në minutën e 89-të Stojanovic gabon në mesfushë, me Fernandes që përfiton dhe në fund asiston për Dëamenë, me kapitenin që çon topin në rrjetë për 2-0.

Egnatia merr kështu një tjetër fitore që e mban në vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Pas 6 ndeshjes rrogozhinasit kanë grumbulluar 13 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në kuotën e 8 pikëve në vendin e 4-të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu