Egnatia vazhdon në krye, mund edhe Kukësin!

0

RROGOZHINE – Egnatia ka arritur që të marrë një tjetër fitore, duke mbajtur kryesimin në Superiore. Ekipi i Tetovës hasi shumë vështirësi ndaj Kukësit të Nicës që po rezulton kockë e fortë dhe ka lënë pas nisjen e keqe të sezonit.

Goli i parë i takimit u realizua nga verilindorët me anë të La Torre në minutën e 26. Megjithatë rezultati do të barazohej me Fernandon nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 35. Më pas ndeshja u vendos me një super gol të Spahiut nga distanca në të 55, që me shumë mundësi mund të jetë një prej golave të vitit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu