Einxhel pranon për herë të parë se është shtatzënë. Poston videon me barkun e rrumbullakosur: Mezi pres të të prek

0

TIRANË- Einxhel Shkira, moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP ka pranuar më në fund se është në pritje të ëmbël. Pas aq shumë mohimeve, fotove të publikuara ku mundohej të fshihte barkun e rrumbullakosur, Einxhel ka vendosur ta ndajë vetë me të gjithë ndjekësit e saj lajmin e ëmbël.

Në një video me një muzikë në sfond, Einxhel shihet e veshur me këmishë të bardhë teksa përfqafon e puth Arbër Gumnishtën (DJ Dagz) me të cilin u njoh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Të dy prekin më pas barkun e rrumbullakosur të moderatores që për momentin është larg ekranit.

“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…”- shkruan Einxhel krah videos.

View this post on Instagram

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu