Einxhëll tregon arsyen e vërtetë pse u largua nga “Love Story”

0

Mbrëmjen e së hënës Enxhëll  vendosi të largohej nga “Love story”, duke lënë në gjysmë garën e saj për të fituar zemrën e Saimirit. Ajo u shpreh se nuk ndihet mirë dhe se në vendimin e saj ka ndikuar edhe presioni nga familja. Enxhëll u shpreh se nuk mundet ta përballojë më situatën dhe se ka vendosur të largohet.

Teksa ka ngritur shumë pikëpyetje me largimin e saj, ish-konkurrentja ka vendosur të shpjegohet në një postim të gjatë në InstaStory ku shkruan se hyri si një vajzë e thjeshtë dhe nuk dëshironte të dilte si një “Show girl”.

“Publik i dashur që më mbështetët përgjatë gjithë kësaj eksperience në Love Story ju kërkoj ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje të gjithëve! E vetmja arsye që unë u tërhoqa normal ishte familja e para, por hyra aty si një vajzë e thjeshtë dhe ashtu doja të dilja! Kurrësesi nuk mund të bëhesha një showgirl”, shkruan Enxhëll duke falenderuar produksionin për mundësinë.

“Hyra për dashurinë, por zemra nuk mund të komandohet”, ka përfunduar Enxhëll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu