“Ej çuna, goca nuk fillohet jeta direkt drejtor”, Artan Lame shpall vendet e reja të punës në ASHK me nota ironie: Hajdeni se nuk janë vetëm për bijtë e partisë

0

 

Drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka njoftuar ditën e sotme hapjen e 23 vendeve të reja të punës në institucionin që ai drejton. Entuziazmin për këtë ‘lajm të madh’ Lame nuk ka mundur dot ta fsheh në njoftimin e bërë prej tij në faqen në facebook të ASHK-së.

Lame thekson se këto vende nuk janë vetëm për bijtë e partisë por fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat të aplikojnë sepse nuk i dihet. Një ‘ironi thérëse’ e bërë prej një drejtues institucioni i cili shpall vendet e reja vakante në mënyrën më qesharake të mundshme.

Njoftimi i plotë: PUNË KA!

Më informojnë nga zyra e personelit se në Drejtorinë e Kadastrës Krujë janë 7 vende të lira, në drejtorinë Pogradec 5, në Gjirokastër 4, në Lezhë 7 vende. Duhen inxhinierë (ndërtimi, arkitektë, gjeoinformatikë, topografë, gjeodetë) dhe pak ekonomistë.

Drejtoria Krujë (që në fakt është në Fush-Krujë për shkak se shumica e problematikave janë poshtë në fushë) është fare pranë Tiranës, le më pastaj Fush Kruja, që është gati periferi e Tiranës. Dhe të mos ketë djem e vajza që të duan të shkojnë deri atje për të punuar!

Eshtë kollaj të bëhet ironi fejsbukjane me frazën e kryeministrit “Punë ka, po s’ka profesionistë”, por është e vështirë ta hedhësh poshtë atë në shumë raste. Ej çuna, goca, jeta ka edhe të përpjeta. Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qeve i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë.

Natyrisht që të zanatçinjtë e fejsbukut do ju shkurajojnë me të thënën se konkurset janë farsë, se i fitojnë vetëm bijtë e partisë, po ju bëni tuajën, ejani dhe do ta shihni.
Ndërkaq që po shkruaj, këto vende janë ende të lira duke ju pritur! -Në Krujë janë 7 vende të lira;
-në Pogradec 5 vende; -në Gjirokastër 4 vende; -në Lezhë 7 vende. ARTAN LAME


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu