Ekipi i shpëtimit nxjerr nga rrënojat dy motrat, nëna ishte bërë mburojë (VIDEO)

0

Në provincën Kahramanmarash Bahçelievler, 15-vjeçarja Ayfer kërkoi një këngë nga ekipi gjatë përpjekjeve të shpëtimit. Ekipet hapën këngën dhe shpëtuan Ayferin nga vendi ku ajo kishte ngecur. Edhe motra e saj 13-vjeçare Fatma u shpëtua e gjallë në orën 01:00. Ndërsa trupi i nënës së tyre është gjetur i pajetë, e cila ishte mburojë për vajzat e saja. Ja momentet e shpëtimit të Ayferit dhe Fatmës.

Numri i viktimave nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, tani i ka kaluar 22 mijë persona. Tërmeti me magnitudë 7.9 ballë është në listën e 10 tërmeteve më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit.

Përpjekjet e skuadrave të huaja që erdhën në rajonin e goditur nga tërmeti janë vlerësuar shumë pasi kanë dhënë shumë lajme të mira deri më tani. Më shumë se 1,100 personel kërkimi dhe shpëtimi dhe mbi 70 qen të trajnuar posaçërisht marrin pjesë në përpjekjet e shpëtimit brenda fushëveprimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu