Eksklusive: Shpallet person non grata në Maqedoninë e Veriut diplomati rus

0

 

Eksklusive: Diplomati rus shpallet person non grata në Maqedoninë e Veriut
Pasditen e 14 majit 2021, ambasadori rus në republikën e Maqedonisë së Veriut Sergej Aleksandroviç Bazdikin është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ku është këshilluar se një nga “diplomatët” e tij është shpallur Person Non Grata dhe se i kanë mbetur edhe disa orë për t’u larguar nga vendi, raporton Almakos.

Lajmi iu dha Bazdikinit nga një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në përputhje me protokollin diplomatik. Arsyeja për shpalljen Person Non Grata është përshkruar për shkak të veprimeve jo në përputhje me sjelljen e pritur nga ana e një diplomati të huaj që shërben në një vend mikpritës.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke treguar vigjilencë në ruajtjen e sovranitetit të saj nga sjellja dhe agresioni rus në vend. Vendimi shënon kështu herën e parë që institucionet e sigurisë dhe lidershipi politik I Maqedonisë kanë shpallur në mënyrë të pavarur një “diplomat” rus si person non grata.

Maqedonia e Veriut pati marrë masa edhe në vitin 2018 ndaj në “diplomati”, menjëherë pas skandalit të helmimit të Skripalit në Britaninë e Madhe, megjithatë, ky vendim ishte marrë në solidaritet me Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe BE-në, raporton Almakos.

Veprimet e diplomatit të sapo shpallur “non grata” nuk janë bërë publike, megjithatë vlen të theksohen veprimet e fundit të shteteve europiane për të zbuluar grupet e spiunazhit në vendet e tyre, dhe për pasojë, shpalljen e shumë oficerëve rus të inteligjencës si persona non grata.

Së fundi, Bullgaria dhe Republika Ceke zbuluan një aktivitet spiunazhi të kryer nga Shërbimi Rus GRU. Në Republikën Ceke u zbuluar se Agjentë të GRU-së kishin sabotuar depo armatimesh që çuan në vdekjen e 2 shtetasve cek. Edhe në Bullgari, agjentët e GRU-së tentuan të ndërtonin një rrjet spiunësh që të raportonte aktivitetet e NATO-s, por u zbulua.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu