Ekskluzive/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon në kanal

0

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku janë përfshirë tre automjete. Policia njofton se për pasojë është dëmtuar pasagjerja 68-vjeçare e cila është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 03.09.2021, rreth orës 12:45, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 3 mjete me drejtues S. E., M., B., dhe Th. G.  Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. B., 68 vjeçe, pasagjere në mjetin me drejtuese M. B, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse për përcaktimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu