Ekskluzive/ Atentati tek Vasil Shanto, mësohet emri i italianit të plagosur

0

 

Simone Barbadore është emri i italianit që mbeti i plagosur sot në Tiranë pas hedhjes në erë të një makine me eksploziv.

Barbadore ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Ai po udhëtonte me biçikletë në atë çast.

Fatmirësisht, atij nuk i rrezikohet jeta. Siç shihet edhe në foto, ai ka marrë plagë të lehta në pjesën e këmbës. Lajmin e plagosjes së tij e konfirmoi edhe drejtori i policisë së Tiranë, Rebani Jaupaj. “Kemi dhe një kalimtar, shtetas italian të dëmtuar lehtë”, u shpreh Jaupaj.

Shënjestra e atentatit të sotëm Preng Gjini i cili mbeti i plagosur rëndë në zonën e “Vasil Shantos”, aktualisht ndodhet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Gjini, 51 vjeç ka marrë plagë të shumta në gjymtyrë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sakaq Abc Neës ka mësuar se 51 vjeçari është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit i vrarë në Rrëshen në gusht të vitit 2019.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet ku pista kryesore është ajo e hakmarrjes.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë mësohet se Preng Gjini ka qenë me një automjet tjetër të llojit “Fuoristradë” të cilin e ka lënë në zonën e pallatit me shigjeta, dhe më pas ka marrë automjetin tip mercedez-benz A Class, ku vetëm pak minuta më pas ka shpërthyer mbi urën e Nisharakut.

Mësohet se Preng Gjini ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Preng Gjini prej vitesh ka jetuar jashtë territorit shqiptar për shkak të hasmërisë.

Në Rrëshen ai u rikthye një vit më parë pasi i vranë të vëllanë Toninin apo i njohur me emrin Armando.

Burimet bëjnë me dije se 51-vjeçari është betuar mbi varrin e të vëllait se do të merrte hak.

Kjo pasi, sipas burimeve Prenga nuk e kishte arritur në kohë edhe varrimin e të vëllait.

Preng Gjini është dyshuar edhe si autor i vrasjes së Kastriot Reçit por asnjëherë nuk ka pasur prova ndaj tij.

Gjini ra pre e një atentati me tritol, teksa udhëtonte me automjetin Mercedez Benz, të tipit “A Class” në orët e pasdites së sotme.

Bashkë me të kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë të cilët ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu