Ekskluzive! Digjet makina në aksin Rrogozhinë-Lushnje

0

Një makinë është përfshirë nga flakët rreth orës 14:20 në aksin Rrogozhinë-Lushnje.

Sipas burimeve për Infowebtv, mjeti tip “BMV X6” ka marrë flakë dhe si pasojë nuk ka pasur dëme në njerëz.

Sipas informacioneve për Infowebtv, mësohet se në mjet ka qenë një familje e cila udhëtonte nga gjermania drejt shqipërisë dhe sapo kishin mbërritur në Rinas morën një makinë me qera me vlerën 800 euro për 3 ditë, për të udhëtuar drejt Gjirokastrës.

Gjatë udhëtimit, makina ka pasur probleme teknike dhe është përfshirë nga flakët.

Policia dhe grupi i zjarrfikësve sapo kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për ngjarjen në fjalë.