Ekskluzive/ Festuan Pashkën, emigrantët kthehen në Greqi, fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë

0

Emigrantët, të cilët festuan Pashkën Ortodokse në atdhe kanë nisur këtë të hënë të kthehen në vendin fqinj aty ku jetojnë dhe punojnë.

Fluksi ka qenë i lartë gjatë paradites duke i detyruar autoritetet tona kufitare në Kapshticë të shtojnë numrin e sporteleve dhe personelin e shërbimit në dalje nga territori ynë.

Pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj dhe 3 sportele janë hapur në hyrje. Autoritetet e palës sonë kufitare bëjnë me dije se edhe pala greke po punon me numër maksimal sportelesh çfarë ka sjellë lëvizjen e shpejtë dhe pa vonesa të mjeteve në të dyja anët e kufirit.

Për personat e dyshuar policia greke kryen edhe procedurën e verifikimit të shenjave të gishtave. Mjetet në tokën shqiptare janë të te vendosura në 4 korsi në dalje, ndërkohë që ka fluks mjetesh edhe në tokën neutrale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu