Ngjarje e pazakontë në Elbasan.
Një i ri ka sulmuar me zjarr me benzinë komisariatin e Policisë së Elbasanit.
Siç shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infoweb Media, duken flakët që janë shkaktuar nga shpërthimi i shishes në dritaren e ankesave të qytetarëve. Brenda në dhomë kanë qenë dy punonjës, por nuk kanë pësuar gjë.
Mësohet se policia ka mundur të kapë dhe neutralizojë menjëherë të riun.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave. Infoweb Media