Ekskluzive/ Ndjekje si nëpër filma, shqiptari ‘sulmon’ Vatikanin

0

Të shtëna me armë në San Pietro. Karabinierët qëlluan makinën e një burri, i cili, pavarësisht se iu shpua goma nga një plumb, vazhdoi të ikte me shpejtësi duke goditur karabinierët dhe makinën e policisë.

Një mëngjes frike në qendrën historike të Romës. Pas 5 kilometrash ndjekje policia arriti të ndalojë autorin në afërsi të Duomo. Në fund një 39-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga.

Gjtishçka nisi rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, kur policia lokale e kryeqytetit tentoi të ndalonte një BMW që po ecte në pedonalen e Panteonit. Ata i dhanë shenjën ‘Stop’ shoferit i cili nuk iu bind, përkundrazi. Ai i dha gaz makinës e cila mori rrugën Vittorio Emanuele II, mes shumë turistëve dhe qytetarëve që mbushin qendrën historike të qytetit.

Policia jep targën e automjetit dhe disa patrulla nisen për ta neutralizuar. Shqiptari më pas mori urën Vittorio Emanuele II duke mbërritur në afërsi të Vatikanit ku më pas u aktivizua sistemi i sigurisë kundër terrorizmit.

Pasi kalon pranë Paolo VI, makina mbërrin në Largo del Sant’Uffizio, ku një roje zvicerane mbyll hyrjen për të hyrë në qytetin e Vatikanit. Në një situatë rreziku maksimal, BMW-ja në një moment ndalon. Patrulla e karabinierëve tenton ta ndalojë, ushtarët zbresin nga mjetet, por i arratisuri, në vend që të dorëzohet, hipën në automjet.

Në këtë moment një nga karabinierët ka qëlluar me pistoletën e shërbimit e cila ka shpuar gomën e pasme të djathtë të makinës.

Pavarësisht rrotës së shpuar, BMW-ja filloi të kthehej sërish, e ndjekur nga disa patrulla policie dhe karabinierësh. Një arratisje që vazhdoi përmes Gregorit VII, vazhdoi në rrugën shtetërore 426 Gregori VII, pranë sheshit Piu XI. Aty ai godet dy oficerë, por u neutralizua.

I bllokuar tashmë oficerët e policisë e nxorën atë nga dritarja e kabinës së mjetit.

Ai u dërgua në zyrat e komisariatit të Borgos ku u identifikua si një një shtetas shqiptar 39-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë.
Gjatë qëndrimit në spitalin Santo Spirito ai u arrestua. Ende nuk dihet shkaku pse shqiptari nuk u bind policisë dhe ndërmari arratinë si nëpër filma.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Infowebtv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu