Ekskluzive/ Zjarr në afërsi të Himarës

0

Një varët e madhe zjarri është raportuar sot në Livadh të Himarës.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Infowebtv, mali është përfshirë nga zjarri, ndërkohë që shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën. Në vendngjarje nuk ka as forca policore dhe zjarrëfikse, sic shihet edhe nga video.

Vatra e zjarrit favorizohet të përhapet edhe më shumë për shkak të erës. Kujtojmë se vendi ynë po përballet me vatra zjarri në disa qarqe, ku në disa zona situata paraqitet mjaft problematike.

https://youtube.com/shorts/WxtKWYST_C0?feature=share

 

Infowebtv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu