Ekspertët e huaj flasin për mafian shqiptare: ‘Do të dominojë shumë shpejt, është e disiplinuar’.

0

“Mafia shqiptare ka fituar terren në shumë vende të Evropës, përfshirë Francën, Gjermaninë, Belgjikën dhe së fundmi edhe në Luksemburg”- shkruajnë mediat e Luksemburgut. Gjithashtu media shprehet se ajo është aktive në këtë vend nuk ka qenë sekret, por vitet e fundit ka rënë më shumë në sy. Po ashtu theksohet fakti që bandat shqiptare po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme dhe kjo nuk është rezultat i rastësisë, pasi rruga ballkanike konsiderohet ende si një nga rrugët kryesore të transportit të kokainës, heroinës dhe marihuanës për në Evropën Perëndimore.

Ata e furnizojnë Evropën me kokainë kryesisht nëpërmjet kontejnerëve në portet kryesore. Trafiku i drogës dominohet nga strukturat tradicionale mafioze, si ato në Shqipëri apo “Ndrangheta kalabreze”, e cila prej vitesh është e vendosur edhe në Luksemburg. Referar këtij organizimi të mafias shqiptare, ekspertët theksojnë se kjo mafie është e ardhmja e strukturave mafioze dhe shumë shpejt do të bëhet dominuese ndaj organizatave të tjera.

Sipas ekspertëve, dega shqiptare aktualisht po riorganizohet më shpejt dhe për rrjedhojë po zgjeron me shpejtësi zonën e saj të ndikimit në vende si Belgjika, Gjermania, Franca dhe Luksemburgu. Policia federale belge ia atribuoi këtë faktit se grupet shqiptare falë disiplinës, besueshmërisë dhe profesionalizmit të tyre, lidhen veçanërisht më shpejt me organizata të tjera kriminale.

Kartelet ballkanike po fitojnë terren

Një inventar i trafikut të drogës nënvizon gjithashtu një rritje të dukshme të rëndësisë së karteleve ballkanike. Këta të fundit dhe mes tyre grupe trafikantësh, kryesisht shqiptarë, luajnë rolin kryesor në furnizimin me kokainë në Gjermani. Që nga fillimi i pandemisë, raportohet se është rritur ndjeshëm edhe importi i marijuanës nga plantacionet shqiptare.

Në Gjermani, Belgjikë dhe Francë, autoritetet hetimore kanë ndjekur nga afër strukturat mafioze për pak më shumë se një vit e gjysmë. Ata me sa duket ishin mbështetur shumë në komunikimet e tyre celulare të koduara. Autoritetet policore evropiane tani ushqehen me sekretet e tyre. Burimi: wort.lu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu