Ekspertët: Rritja e pagave me 6%, propagandë në një kohë që vijon rritja e çmimeve

0

Projektbuxheti 2022 nuk fokusohet te përmirësimi i kushteve të jetesës së qytetarëve. Rritja e ndihmës ekonomike me 10% për ekspertët është e pavlerë në një kohë që në vend nuk është përcaktuar një minimum jetik dhe jetesa shtrenjtohet çdo ditë.

Në tre vitet e fundit rezulton se në kushtet e varfërisë me 2-5 dollarë në ditë jetojnë rreth 600 mijë njerëz .

Eksperti Zef Preçi analizon se rritja e pagave me 6 % për mësuesit dhe mjekët në realitet do të reflektohet shumë herë më e vogël në një kohë që çmimet njohin vetëm rritje. Draft-buxheti i vitit 2022 për ekspertët është hartuar në mungesë të plotë transparence, duke përfshirë investime arrogante në mbrojtje të interesave të ngushta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu