Eksperti Gledis Gjepali: “Sot kemi një BE më të dobët”

0

Eksperti Gledis Gjepali ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme, ku ka folur për mbajtjen e Samitit në Slloveni mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas ekspertit Gjepali, pritshmëritë janë shumë të vogëla nga ky Samit që të ketë një ndryshim sa i takon integrimti të Shqipërisë, por sipas tij ky Samit duhet vlerësuar për rëndësinë në aspektin ekonomik.

“Samiti ka pritshmëri të ulëta sa i takon zhbllokimit të situatës mes Maqedonisë dhe Greqisë, që na prek dhe ne. Ka prtishmëri sa i takon paketës financiare që BE po jep për BP për rindërtimin pas pandemisë. Për kete arsye nga ana ekonomike do të thosha është i rëndësishëm ky samit”,- tha ai.

I pyetur për skepticizmin e Ramës, eksperti Gledis Gjepali deklaroi se situata për Shqipërinë është pesimiste dhe vështirë se do të ndryshojë.

“Sinjalet nuk janë pozitive të paktën 6 muajt e fundit ku vetoja Bullgare vazhdon të qëndrojë. Alternativa tjetër është që Shqipëria të shkëputet nga maqedonia, por është më pak e mundur për shkak të impaktit që do të shkaktonte në politikën maqedonase. Situata është pesimiste, nuk duket të ketë zhvillim optimist që pritet të ndryshojë situatën. Kemi një BE më të dobët, prandaj dhe kemi një proces ngecjeje për integrimin e rajonit të Ballkanit”,- u shpreh ai.

Ai preku dhe çështjen e përplasjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, duke u shprehur se vetëm zgjidhjet e përhershme i japin fund këtyre problemeve.

“Samiti i sotëm është më i gjërë. Gjithsesi duhet bërë e qartë që cdo proces integrimi duhet bërë me përputhje me BE-në. Është e rëndësishme të jetë në një linjë me procesin e integrimit. Në rast se procese të tilla ecin me shinat e BE. Shoh vështirësi në zhbollikimin e dialogut Kosovë-Serbi. Të dy vendet e kanë të qartë që nuk mund të kenë proces anëtarësimi pa gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre. BE e ka kuptuar që duhet të jetë më aktive për shuarjen e konflikteve, pasi mund të zgjohebn nëse nuk zgjidhen përfundimisht. BE është e interesuar për të nderhyrë por ka kufizimet e saj dhe nuk mund të imponohet”,- theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu