Eksperti i sigurisë rrugore: “Të rinjtë abuzojnë me shpejtësinë, as gjoba nuk iu bën përshtypje

0

3 javë pas hapjes së tunelit të pestë tek rrethrrotullimi sheshit “Shqiponja”, drejtuesit e mjeteve vazhdojnë të kenë paqartësi për shkak të problemeve me sinjalistikën, duke shkaktuar aksidente.

Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini thotë në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora se përpos mungesës së infrastrukturës së duhur shkak i aksidenteve është edhe neglizhenca e drejtuesve të automjeteve.

Ai veçon moshat e reja, sipas tij të rinjtë abuzojnë me shpejtësinë.

“Kemi një kategori të drejtuesve të mjeteve, kryesisht të moshave të reja nga mosha 18 deri 30, të cilët abuzojnë në mënyrë të egër, në mënyrë të ashpër.

Qarkullojnë me dyfishin e normave të shpejtësisë. Nëse shpejtësia e lejuar është 90 km në orë, ata ecin me 180 dhe 200 km në orë.”

Eksperti thotë se ndaj kësaj kategorie drejtuesish duhet marrë masa shtrënguese.

Ndaj këtyre drejtuesve duhen bërë ndryshime për sa i përket masave ndëshkuese dhe shtrënguese.Është një kategori e caktuar të rinjsh, tek cila nuk bën efekt gjoba.

Gjobën e paguan ose babai, ose motra, ose vëllai. Prandaj mendoj se duhet të ketë një masë shtrënguese, për sa i përket sekuestrimit të automjetit, ose heqje e patentës përgjithmonë, ose bllokim apo sekuestrimi i automjetit”, thotë eksperti rrugor”, shprehet eksperti rrugor.S

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu