Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 89 vjeçares, i arrestuari nuk e ka për herë të parë

0

Ekspertiza mjekoligjore ka konfirmuar abuzimin seksual që 36-vjeçari nga fshati Grabian i Divjakës ka kryer ndaj gjyshes 89- vjerçare.

Këtë vepër e ka konfirmuar edhe Policia e Divjakës, e cila ka ngritur dy akuza ndaj maniakut Saimir Meçani.

Policia sqaroi ditën e djeshme se e ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së rëndë në fshatin Grabian të Divjakës, ku një 89-vjeçare është dhunuar fizikisht nga nipi i saj. Ai është arrestuar dhe ndodhet në Polici.

Ndërkohë, mësohet se i riu nuk e ka pranuar akuzën. Ai ka thënë para grupit hetimor që nuk ka lidhje fare me këtë ngjarje duke akuzuar të birin e 89- vjeçares se e ka rrahur ai vetë nënën e tij.

Nga ana tjetër Ismet Meçani, djali i së moshuarës ka thënë se Saimir Meçani është djali që ky e ka rritur, por nuk e ka fëmijë gjaku, pasi atë e ka sjellë nga martesa e parë gruaja e tij. Ndërkohë, familjarët kanë përjashtuar mundësinë që autori i dyshuar të ketë probleme mendore. Sipas tyre ai e ka bërë praktikë përdhunimin e familjarëve, pasi diçka e tillë ka ndodhur edhe kur Saimiri ka qenë në Greqi.

Sipas të afërmve të 36- vjeçarit, disa vite më parë ai ka abuzuar seksualisht edhe me një mbesën e tij në Greqi. Autoritetet fqinje e kanë arrestuar 36-vjeçarin atë kohë, ndërsa pas disa kohësh e kanë liruar pasi të afërmit e kanë falur.

Por nuk ka vonuar shumë dhe 36-vjeçari del sërish në skenë me abuzime seksuale. Këtë herë me gjyshen e tij të moshuar. Ngjarja e rëndë që ka tronditur banorët e Divjakës, ndodhi tri ditë më parë, ndërsa dyshohet se 36-vjeçari ka qenë i dehur, teksa ka dhunuar e përdhunuar gjyshen e tij.

Para hetuesve ai ka mohuar ta ketë përdhunuar, por akuza është konfirmuar nga Policia pas kryerjes së ekspertizës mjekësore. Ngjarja u denoncua në Polici nga djali i së moshuarës, shtetasi Ismet Meçani.

Ditën kur ndodhi ngjarja Policia u shpreh se bëhej fjalë për dhunë fizike, ndërsa djali i të moshuarës hodhi dyshimet për përdhunim bazuar edhe në ato çfarë i kishte treguar e ëma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu