Ekspertja: Mos flini kurrë me një pasqyrë përballë shtratit tuaj!

0

Ekspertja e “Feng Shui-t” Vicky Sweetlove, ka paralajmëruar se gjumi me një pasqyrë përballë shtratit tuaj mund të shkaktojë një sërë problemesh, që nga ankthet e tmerrshme deri te pagjumësia e plotë. Është fundjava e Halloween-it, që do të thotë se ka shumë mundësi që të keni parë të gjithë filmat rrëqethës horror që ju bëjnë të ndiheni sikur nuk do të mund të flini më të qetë.

Kjo për shkak se të kesh një pasqyrë përballë shtratit mund të nxisë të kesh makthe, sipas ekspertëve të “Feng Shui”, gjë që ka shumë kuptim, duke pasur parasysh numrin e pasqyrave të dhomave të gjumit që shfaqen në filmat rrëqethës të ekzorcizmit. Me sa duket, kur ne flemë natën, shpirti ynë largohet nga trupi ynë, që do të thotë nëse shpirti ynë sheh reflektimin e tij, sigurisht që do të ketë frikë.

Thuhet se kjo është ajo që na bën të shohim ëndrra të këqija dhe ankthe. Ekspertja e “Feng Shui-t”, Vicky Sweetlove, shpjegoi se shpirti madje mund të ngatërrojë reflektimin e tij si “trupi i vërtetë”, i cili quhet “vjedhja e shpirtit”. “Feng Shui” është një praktikë tradicionale pseudoshkencore me origjinë nga Kina e Lashtë, e cila pretendon se përdor forcat e energjisë për të harmonizuar individët me mjedisin e tyre përreth.

Burimi: Mirror |joq

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu