Eksploziv një automjeti në Bulqizë

0

Një automjeti në Bulqizë i është vënë lëndë shpërthyese orët e para të mëngjesit të sotëm. Njoftohet se një sasi e vogël lënde plasëse ishte vendosur në pjesën e pasme të automjetit në pronësi të një qytetari me iniciale E. D.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI

“Rreth orës 01.00, datë 27.08.2021, në pjesën e përparme të automjetit të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu