Ekspozita “Në Kërkim të Artit”, flet artisti Helidon Gjergji: Ju tregoj si fotoja e një vezë mori më shumë like se Kylie Jenner

0

Artisti Helidon Gjergji ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ka Motor” me Ana Haxhimalin në Fax News, për të folur për ekspozitën e tij “Në Kërkim të Artit”.

Kjo ekspozitë bazohet më së shumti nga kërkimi në internet. Ai mori si shembull si një foto e një veze pa kuptim ia kaloi me numër pëlqimesh në Instagram të famshmes Jenny Kyler, dhe pasi autoret vendosën ta përdornin për bamirësi foton e kësaj veze, askush nuk i dha më pëlqime.

“Pasi fituan lekët, ata bëjnë një postim të dytë, ku veza plasaritet dhe kalon në depresion, pasi nuk përballon dot presionin e likeve dhe ka nevojë për ndihmë. Aty ka një link me një shoqatë për persona me probleme të shëndetit mendor. Ky postim i dytë nuk ia vari njeri, nuk kishte like. Like kishte vetëm ky pa kuptim, kur u bë diçka me kuptim askujt nuk i interesonte më. Ky është pak a shumë thelbi i ekspozitës“, tha ai ndër të tjera.

Flet Helidon Gjergji

Kjo ekspozitë bazohet më së shumti nga kërkimi në internet. Ai mori si shembull si një foto e një veze pa kuptim ia kaloi me numër pëlqimesh në Instagram të famshmes Jenny Kyler, dhe pasi autoret vendosën ta përdornin për bamirësi foton e kësaj veze, askush nuk i dha më pëlqime. Po të shkojmë përtej titullit, përtej artit, është kërkimi përtej çdo gjëjë. Çfarëdo lloj teme. Natyrisht duke qenë profesionit, unë u fokusova në kërkim të artit dhe vendosa të kërkoj në internet duke bërë disa pyetje në Google. Përgjigjet që mora pastaj u bënë lënda e parë për të krijuar këtë ekspozitë.

Interneti është një mjet pune i pashmangëm, por është dhe mjet dëfrimi. Anët positive janë kollaj të gjenden. Por unë u përpoqa të shikoj anën e errët. Për shembull kur e pyet internetin, cila është fotografia më e pëlqyer e të gjitha kohërave, dhe del përshembull një vezë. Por nuk është se del si një nga mundësite, sepse dalin dhe mundësi te tjera. Ishte një kompani reklamash që po bënte një event sportiv të rëndësishëm. Ata dolën me idenë për të hedhur në Instagram një vezë, foton e kishin blerë në internet 12 dollarë. Ata shkruajnë në Instagram thjesht ‘ta pëlqejmë këtë vezë dhe të kalojmë rekordin e likeve në Instagram që ishte Jenny Kyler me 18.5 milionë like’. Këta brenda një jave, arritën ta barazonin dhe brenda muaji arritën 55 milionë like. Po ta shikosh përmbajtjen është krejtësisht absurde. Janë 3.5 milionë komente për një vezë. Pasi fituan lekët, ata bëjnë një postim të dytë, ku veza plasaritet dhe kalon në depresion, pasi nuk përballon dot presionin e likeve dhe ka nevojë për ndihmë. Aty ka një link me një shoqatë për persona me probleme të shëndetit mendor. Ky postim i dytë nuk ia vari njeri, nuk kishte like. Like kishte vetëm ky pa kuptim, kur u bë diçka me kuptim askujt nuk i interesonte më. Ky është pak a shumë thelbi i ekspozitës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu