Historitë dhe vuajtjet në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë, janë prezantuar përmes një ekspozite të titulluar “Fraktura”, me autor ish-të burgosurin politik Fatos Lubonja dhe artistin Ardian Isufi.
Brenda rrënojave të burgut, janë ekspozuar artefakte, instilacione, kujtime, sende, dokumente, por dhe rrëfime të cilat tregojnë historinë e një institucioni që de jure ka pasur detyrën kryesore të administrojë vuajtjen e të burgosurve, por de fakto ka realizuar izolimin e plotë dhe tentuar asgjësimin e njeriut. Kjo ekspozitë u hap në kuadër të ditëve të kujtesës me mbështetjen e fondacionit gjerman Konrad Adenaider, përfaqësues të së cilit u shprehen se nuk duhet harruar e kaluara e erret në Shqipëri dhe duhet t’ju përcillet brezave.
Ekspozita “FRAKTURA” sendërton një ndërhyrje artistike alternative – shoqëruar me një diskutim publik – në një vend të rëndësishëm të kujtesës kolektive shqiptare si burgu i sigurisë së lartë i Spaçit, në të cilën vuajtjen duke humbur dhe jetën shumë persona gjatë regjimit komunist.