Ekstradohen dy persona nga Italia dhe Gjermania

0

Dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia në Tiranë Sipas njoftimit të policisë Ilia Ndoka u ekstradua nga Italia. 50-vjeçari u arrestua në vendin fqinj në maj të 2024-ës në kuadër të operacionit ‘Revanshi’ nga SPAK.

Ndërkohë Flavio Mërkuri, u ekstradua nga Gjermania. 18-vjeçari i dënuar me 2.5 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë

1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.

2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.