Ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë, gazetarja: Mendohet se ishte syri dhe veshi i një grupi kriminal

0

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 58-vjeçarit, Renato Hoxhaj në një lagje të Vlorës. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se vrasja e tij mendohet se është urdhëruar nga një grup kriminal, pasi ai kishte nisur të flasë nën efektin e alkoolit.

Gazetarja tha se në fillim pas vrasjes u dyshua për një pistë për pronën, por ajo nuk ishte ndërsa shtoi se as problemet personale nuk mundohen se janë, sepse viktima bashkëjetonte me një zonjë me të cilën nuk kishte probleme. Ajo tha se mendohet se Hoxhaj ishte syri dhe veshi i një grupi kriminal.

“Në fillim u dyshua për një ngarje të rëndomtë. Viktima Renato Hoxhaj, 58 vjeç, banonte në një lagje probmeatike, ku banon edhe familja e Sinomatit, që janë armiq me Inez Hajrullën. Renato Hoxhaj dyshohet se u vra rreth orës 06.10 të 27 prillit nga një person me rroba të gjera, me një kapele rrumbullake dhe i maskuar me maskë anticovid. Ai e ka pritur një orë e 20 minuta viktimën dhe e ka qëlluar me tre plumba. Më pas ka ikur qetësisht përmes rrugicave dhe mendohet se ka ikur nga Shqipëria prej pikës së Qafë Botës, siç del nga pamjet filmike ku është një person që nga pamja fizike nuk i ngjan.

Dyshohet se Renato Hoxhaj ka qenë informator i grupeve kriminale dhe meqë ka filluar të pijë alkool dyshohet se e kanë bërë që t’i mbyllin gojën. Në këtë ngjarje nuk ka patur dëshmitarë. Pas ngjarjes është arrestuar Eris Mehmeti, një shtetas nga Tropoja që ka dhe ka siguruar automjetin e përdorur nga atentatori. Këtë mjet ai e ka blerë në Tiranë dhe regjistronte në emrin e një 80-vjeçareje. Meqë ai frekuenton Dubain mendohet se urdhëri ka ardhur nga andej. Nuk besoj se do të shkophet të urdhëruesi i vrasjes. Në fillim u dyshua për një pistë për pronën, por ajo u zbeh. As problemet personale nuk mundohen se janë, sepse viktima rezulton i ndarë dhe bashkëjetonte me një zonjë me të cilën nuk kishte probleme. Mendohet se ishte syri dhe veshi i një grupi kriminal.”, tha Lala.