Ekzekutimi i Ari Papës në Greqi, zbardhet identiteti i dy të arrestuarve

0

Mësohen emrat e personave të arrestuar nga policia greke për vrasjen e Ari Papa. Taksisti shqiptar i arrestuar është Juljan Ymer Ymeri, lindur me 23.02.1977 nga Tirana. Ymeri rezulton se në skedat e policisë greke ka edhe emrat Ervin e Beniamin si dhe mbiemrin Rexhepi.

Greku i arrestuar quhet Fotios Stavrou, i vitlindjes 1967.

Të dy personat e mësipërm kanë marrë pjesë në vrasje si transportues me automjet të ekzekutorit, i cili është ende i paidentifikuar dhe mendohet se fshihet në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu