Detaje nga vrasja e 50-vjeçarit Ardian Nikulajt, biznsmeni që u qëllua në lokalin e tij me 7 plumba nga një autor i paidentifikuar.
Ditën e djeshme, në Shqipëri, në një lokal në Shëngjin ndodhi një tjetër krim, motivet e të cilit ende mbeten të pazbuluara. Ngjarja tronditi vendin dhe sigurinë e qytetarëve, duke qenë se ndodhi në mes të ditës, ndaj një biznesmeni të suskesshëm, i cili ka kandiduar për deputet në zgjedhjet e 2021 dhe do të kandidonte për këshilltar në zgjedhjet e 2023.
Filmimi: Nga video e siguruar për FaxNews, shihen çastet e fundit të Nikulajt, i cili është qëlluar shtatë herë me pistoletë dhe nga sa u raportua të paktën dy prej plumbave e kanë kapur në trup dhe në kokë.
Në filmim, së pari shihet Ardian Nikulaj i cili ka qenë ulur në lokalin e tij, në krahë të djathtë të derës, ku para se të futej me qetësi dhe duke përshëndetur autori i maskuar, Nikulaj i vjen një telefonatë dhe përgjigjet. Në momentin e futjes në lokal rreth orës 13:23, autori shihet duke përshëndetur vjehërrin e Nikulajt dhe pyet viktëm “Ardian si je?”.
Menjëherë pas kësaj, afrohet pranë biznesmenit dhe pandaluar qëllon drejt tij nga një distancë shumë e shkurtër. Mund të shihet qartë, se si goditjet fatale të plumbave kanë bërë trupin e Ardianit të dridhet pas çdo fisheku, deri në vdekje.
Pas kësaj, largohet sërish, në dukje i qetë, ndërsa shihet vjehërri i Nikulajt te dera e lokalit, i cili i shokuar hapë rrugën, teksa autori largohet.
Pas banakut në lokal shihen dhe dy persona të tjerë të cilët, menjëherë sapo ka filluar seria e plumbave janë larguar pas një hapësire e cila nuk duket në kamera.
Nga burimet thuhet se autori me një motor është larguar në drejtim të Shkodrës.
Ditën e nesërme, Ardian Nikulaj, babai i katër fëmijëve të mitur, përcillet drejt banesës së fundit.
Pistat e hetimit: Familja e Nikulaj kishte hasmëri me një tjetër fis në Balldre, por kjo pistë nuk ka dhënë rezultat, pasi e verifikuar nga sistemi TIMS, të rinjtë dhe pjesa e madhe e tyre ndodhen jashtë vendit dhe kjo është e faktuar.
Sakaq, eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha për FaxNews se ngjarja mund tw kishte dhe pista politike, po jo domosdoshmwrisht duhet tw jenw prioritet. Pwr Softwn, janw aktivitetet e Nikulajt brenda dhe jashtw vendit janw mw tepwr faktorizues.
Fatjon Softa: Mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm në analizën e kësaj ngjarje. Fushata është cenuar dhe krijon një lloj pasigurie për këdo në garë për të kandiduar. Rrethanat që ka ndodhur ngjarja lidhen me individin, identitetin dhe aktivitetet që kryente. Ka një sërë pistash, madje dhe ajo politike, por nuk mund të jetë prioritare, për shkak të identitetit të personit dhe problematikave që mbarte. Aktivitetet e tij që shtriheshin jashtë dhe brenda territorit shqiptar, janë faktorët të cilët duhen të ngrihen pistat e hetimit, pa mohuar pistat e tjera.
Njoftimi i Policisë: Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi Ardian Nikulaj 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.