Ekzekutimi i elbasanasit në Bruksel, policia zbulon makinën e autorëve dhe kërkon ndihmë

0

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e shqiptarit Arjan Spahiu në 27 nëntor në Bruksel në lagjen e famshme Molenbeek. E vetmja e dhënë që ka prokuroria është fakti që autorët u arratisën me një makinë Golf GTI të zi.

Policia federale u bëri thirrje sot qytetarëve që kanë dijeni në lidhje me këtë makinë dhe që mund të kenë parë autorët dhe mund të kenë të dhëna apo fakte që mund të ndihmojnë për hetimin të ndihmojnë autoritetet.

Hetuesit po kërkojnë njerëz që kanë informacion. Spahiu 38-vjec nga Elbasani, baba i një fëmije u ekzekutua me 8 plumba. Ai ishte arrestuar 10 vjet më parë në Elbasan pasi akuzohej për vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikajt, por më pas u la i lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu