Më shumë se 2 vite pas vrasjes së Fabrizio Piscitelli i quajtur edhe ‘Diabolik’, kapoja i tifozëve të Lazios, policia italiane ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar.
Gjithashtu bashkë me autorin e kësaj vrasje është ndaluar edhe një person tjetër, i cili akuzohet se është personi që ka vrarë shqiptarin Selavdi Shehaj në plazhin “BORA BORA”.
Ndërkaq Enrico Bennato është autori i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Shehaj, krim i ndodhur në një plazh në Itali në 20 shtator 2020.
Si ndodhi vrasja
Shqiptari Selavdi Shehaj 38 vjeç u qëllua për vdekje nga një “runner” , që paraditen e 20 shtatorit po shtirej sikur stëvitej buzë detit të plazhit të Torvajanikë.
Dëshmitarët kanë rrëfyer se një person me veshjen e një runneri (person qe vrapon e stërvitet në natyrë) me fytyrë të mbuluar në hundë e buzë, me syze e me pandanë në kokë, kishte qëndruar për minuta të tëra në vendin e ekzekutimit të shqiptarit e ishte zhdukur menjëherë pas ngjarjes.