Ekzekutoi dhëndrin, në kërkim vjehrri/ U kthye për pushime, u vra me 7 plumba në lokal

0

Tush Frroku është në arrati që nga e hëna, pasi me shtatë plumba ekzekutoi dhëndrin e tij.

Frroku për motive ende të panjohura e la të vdekur mërgimtarin Anton Prela në një lokal në Klinë.

Pas aktit ai u largua nga vendi i ngjarjes. Nën kërcënimin e armës ndaloi një veturë dhe me të u largua në drejtim të panjohur. Policia arriti të gjejë veturën por asnjë shenjë nga i dyshuara.

Policia e ka shpallur në kërkim.

Tush Frroku ishte ekstraduar nga një shtet i Evropës pasi ka aktakuë të ngritur ndaj tij si i dyshuar për vjedhje të rëndë dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Ai ka edhe vepra të tjera penale si vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Edhe pse ishte ekstraduar dhe arrestuar nga policia ai gjeti lirinë në rrethana që nuk janë sqaruar nga Gjykata Themelore e Pejës.

Viktima Anton Prela ishte me pushime në Kosovë. Ai është biznesmen në qytetin e Lucernit në Zvicër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu