Ekzekutoi ‘kokën’ e mafias, 19-vjeçari shqiptari rrezikon dënimin me vdekje

0

Një shqiptar, Xhuljan Prenga ka vrarë një prej mafiozëve më të mëdhenj të Irakut, Mustafa Alxhiburi. Këtë gjë e ka bërë me dije gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”. Hoxha tha se Prenga ishte vetëm 19 vjeç dhe udhëtoi nga Suedia drejt Bagdadit për të kryer vrasjen. Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një përplasje mes bandave
për kontrollin e trafikut të drogës në Suedi.
Mediat suedeze tregojnë se ngjarja ka ndodhur në Bagdat të Irakut ku Xhuliano Prenga me një motoçikletë, qëlloi për vdekje mafiozin që njihej edhe me nofkën e tij “Benzema“. Shqiptari pas u largua nga vendi i ngjarjes por më pas u arrestua nga policia.
Prenga vjen nga fshati

Familja e tij kishin ikur nga Shqipëria në Suedi rreth vitit 2010 për shkak të gjakmarrjes. Në vitin 2022, ai u dënua me 10 muaj burg pasi kishte marrë një armë me vete teksa frekuentonte shkollën e mesme.

Teksa e vëzhgonte, Policia doli në përfundimin se edhe pse shumë i ri, djali nga Shqipëria ishte përfshirë në krimin e organizuar të drogës dhe në mesin e kriminelëve të rinj.

“Ndjej një afërsi më të madhe me këta njerëz sepse është më e lehtë të bësh keq se sa të bësh një gjë të mirë,” ka rrëfyer ai sa herë që ka dalë para Gjykatës.

Sipas Shërbimit të Provës në Suedi, 19-vjeçari konsiderohej si një person impulsiv, që kërkonte emocione të forta dhe nuk mendonte për pasojat.

Madje edhe ai vetë e ka thënë këtë gjë: Rrallë i mendoj pasojat e një veprimi që kryej.

Majid Mijbas, profesor i drejtësisë në Universitetin Maysan në Irak, thotë për mediat e huaja se vrasja me dashje dënohet me vdekje.

“Në rastin në Ameria rezulton se është planifikuar dhe realizuar me qëllim vrasja e viktimës. Ligji i Irakut e dënon një rast të tillë me vdekje. Nëse nuk vendosin për vrasjen e tij, është e sigurtë që ai do të qëndrojë në burg gjithë jetën.”

Megjithatë nuk ishte i vetëm pasi në vrasjen e Mustafa “Benzema” Aljiburi në Irak , përveç 19-vjeçarit, mësohet se janë arrestuar edhe dy persona, po ashtu shtetas suedezë.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 25-vjeçar nga veriu i Suedisë dhe një 23-vjeçar nga zona e Stokholmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu