Elbasan, 13 maj 2025 – Një 37-vjeçar me inicialet D.M. ka bërë kallëzim në Policinë e Elbasanit, duke raportuar largimin nga banesa të djalit të tij 17-vjeçar. Sipas kallëzimit, i riu është larguar më datë 24 prill 2025 dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Policia bën me dije se menjëherë pas kallëzimit të bërë më 12 maj, kanë nisur hetimet dhe po punohet intensivisht për gjetjen e të miturit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia u bën thirrje qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e të riut, të kontaktojnë menjëherë në numrin pa pagesë 112 ose në Komisariatin më të afërt.