Elbasan/ Bie nga kati 6 i banesës 6-vjeçari

0

Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës, dhe ka ndërruar jetë në spital një 6-vjeçar.

Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, shtetasi me inicialet O.L, 6-vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për si  pasojë e kësaj ngjarje, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Dhe sapo ka arritur në spital fatkeqësisht, vogëlushi ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu