Elbasan/ Familja e kryekamarierit hap dyert e mortit: Autori të kapet sa më parë!

0

Familja Kurmaku në Elbasan ka hapur dyert e mortit. Pas disa ditësh në koma, dje ndërroi jetë kryekamarieri Gazment Kurmaku. Ai u qëllua nga klienti Erjon Llapushi pse i tha që tavolina është e rezervuar.

Familja e tij ka hapur dyert e mortit sot, ndërsa të afërmit e tyre flasin të dëshpëruar për këtë ngjarje duke kërkuar që autori i kësaj ngjarje, të arrestohet sa më parë pasi është ende i lirë.

Disa nga të afërmit shprehen: Djalë shumë i mirë, i sjellshëm e punëtor. Doktorët ja prenë shpresën që në fillim dhe nuk ka pasur kurrë probleme të kësaj natyre. Nuk e di se cfarë u bë me autorin, ai u zhduk.

Fatkeqësi më të madhe se kjo nuk ka, se shko për të punuar dhe shkon tjetri ta vrasë. Më të rëndë e kanë dhe prindërit.

Gjithë jetën ka qenë kamarier, një njëri i mirë dhe i rregullt në punë dhe nuk e kuptoj si ka arrit deri këtu. Autori duhet kapur dhe të vihet para përgjegjësisë për këtë krim dhe të marrë dënimin maksimal.


Erjon Llapushi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu