Elbasan/ Hambari përfshihet nga flakët, pronari dërgohet me urgjencë në spital

0

Një zjarr ka shkrumbuar një hambar në fshatin Bujqës në qytetin e Elbasanit.

Fatmirësisht pronari i këtij hambari ka shpëtuar megjithëse ka pasuar djegie në fytyrë. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve zjarri ka ardhur nga puna me aparaturën e saldimit.

Nga zjarri është djegur edhe një mjet bujqësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu