Elbasan/ Kanali i papastruar përmbyt lagjen 14, zona për ditë të tëra nën ujë

0

Kanali sekondar i papastruar në lagjen 14 të qytetit të Elbasanit ka shkaktuar përmbytjen e gjithë zonës gjatë reshjeve të fundit.

Si pasojë e bllokimit dhe mungesës së mirëmbajtjes, uji ka dalë nga shtrati duke mbuluar rrugët dhe hapësirat përreth, ndërsa banorët janë përballur me vështirësi të mëdha.

Sipas banorëve, problemi përsëritet sa herë ka reshje, për shkak se kanali nuk është pastruar prej kohësh.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin dhe sistemimin e kanalit, në mënyrë që situata të mos përsëritet dhe të shmangen përmbytje të tjera në zonë.