Elbasan/ Mbetën të bllokuar në ishullin e përroit të Zaranikës, shpëtohen dy turistë

0

Dy turistë janë shpëtuar, pasi kanë mbetur të bllokuar në një ishull dheu në përroin e Zaranikës në Elbasan.

Turistët kanë tentuar të kalojnë përroin e Zaranikës dhe duke përfituar nga ulja e nivelit të ujit kishin kaluar në këmbë në një ishull dheu. Por reshjet e pasdites kanë sjellë ujra të rrëmbyeshëm dhe shtim të nivelit të përroit duke bërë që turistët të mbeten të bllokuar ty, pa mundur të kalojnë në anën tjetër.

Ata kana njoftuar policinë dhe menjëherë kanë ndërhyrë zjarrfikësja e Elbasanit, e cila ka hyrë më një mjet të të lartë dhe të rëndë duke bërë të mundur shpëtimin e turistëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu