DVP Elbasan
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt ” shtetasin, E. Z., 18 vjeç banues në Gramsh, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi.
Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Cërrik është proceduar penalisht shtetasit :
-B. C., 32 vjeç banues në Cërrik për veprat penale ” Dhuna në familje ” dhe ” Vetëgjyqësia ” pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babain e tij.
-A. H., 55 vjeç, banues në Belësh, për veprën penale ” Prerja e paligjshme e pyjeve “, pasi ka prerë pemë lisi , pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.