Elefanti arratiset nga cirku, krijon panik teksa shëtit lirisht në rrugët e qytetit të Montanës

0

SHBA- Një elefant cirku ka shkaktuar kaos të plotë pasi u largua nga mbajtësit e tij dhe bëri një shëtitje nëpër qytet. NBC Montana transmetoi pamjet e kafshës trupmadhe, të identifikuar si elefanti aziatik 58-vjeçar, Viola.

Elefanti i arratisur u pa duke ecur nëpër parkingjet e një karburanti dhe një kazinoje. Fotot e marra nga shikues të ndryshëm kapën elefantin duke ecur rrugëve të qytetit të Montanës gjatë trafikut të rënduar.

Elefanti ishte pjesë e trupës së Jordanit World Circus, e cila kishte dy shgaqje në Qendrën Civile Butte në orën 16:00 dhe 19:00 me kohën lokale atë ditë (dje). Arratisja ishte jetëshkurtër dhe zgjati vetëm 10 minuta para se Viola të kapej dhe të kthehej në ekipin e saj.

Shëtitja e shkurtër e Violës nuk shkaktoi dëme materiale dhe asnjë person nuk u lëndua. Shoqata Performuese e Mirëqenies së Kafshëve (PAWS) ka kritikuar incidentin e së martës, duke deklaruar se arratisja jetëshkurtër e elefantit përbënte një rrezik si për veten ashtu edhe për publikun.

Njerëz për Trajtimin Etik të Kafshëve gjithashtu lëshuan një deklaratë, duke e cilësuar incidentin si “dështim të cirkut për të mbrojtur Violën dhe publikun”. PETA pretendoi se Viola ka bërë dy arratisje të mëparshme, në 2010 dhe 2014.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu