Elefanti vret punonjësin e kopshtit zoologjik me një gjuajte me hundë

0

Një punonjës në një kopsht zoologjik në Spanjë ka vdekur, pasi u godit nga një elefant, shkruan The Guardian.

Elefanti femër, që peshonte 4.000 kg, goditi 44-vjeçarin me hundën e saj, në Parkun Natyror Cabarceno pranë qytetit verior të Santander, informon abcneës.al.

Punonjësi  u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq 3 orë më vonë, nga plagët e marra.

Policia dhe kopshti zoologjik thanë se ata kishin hapur një hetim. Ky ishte incidenti i parë i tillë në historinë 31-vjeçare të parkut.

Cabarceno Parku Natyror është shtëpia e pothuajse 120 specieve të ndryshme, duke përfshirë ujqër, tigra, luanë dhe jaguar që jetojnë në rrethime të mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu