Kantautori dhe këngëtari Elgit Doda ka folur në lidhje me bashkëpunimet që ka bërë më aktorin Donald Veshaj. I ftuar në emisionin ‘Pardon my French’, këngëtari është shprehur se nuk e dinte nëse kënga TL (Toxic Love) ishte dedikim për ish-të dashurën e Donaldit, Bora Zemanin.
“Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan,” tha Doda.
Ai gjithashtu tha se kënga ‘Ku Je’ ishte kërkesë e Donaldit, duke u shprehur se një tjetër projekt muzikur do të lançohen brenda datës 14 shkurt. Ai tha se me këngën “Mirupafshim”, do të mbyllet edhe triologjia e këngëve.
“Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”. Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë,” u shpreh ai.