Eliminatoret e Botërorit/ Të pangopur në gola, Gjermania dhe Kroacia japin shfaqje

0

Ditën e sotme përfunduan gjashtë ndeshje të kualifikueseve të Kupës së Botës, Katar 2022.

GRUPI J

Gjermania nuk kursehet ndaj Lihtenshtejnit, duke fituar me rezultatin 9-0, në një ndeshje që u hap më një gol të Gundogan me penallti.

Miqtë mbeten me një lojtar më pak dhe deri në fund realizuan edhe dy autogola. Sane dhe Muller realizuan nga dy gola, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe Reus e Baku.Rumania ka ngecur në shtëpi me Islandën dhe tani vendi i dytë mbahet nga Maqedonia e Veriut, që të martën e ka finale me Islandën për të siguruar pjesëmarrjen në play-off.

GRUPI H
Kroacia i është kundërpërgjigjur Rusisë, që kishte fituar më parë ndaj Qipros me rezultatin 6-0. Kroatët bënë detyrën kundër Maltës, duke triumfuar me shifrat 7-1.

Në këtë grup u luajt edhe Sllovaki-Slloveni, që përfundoi në barazim 2-2. Vendi i parë në grup përcaktohet në ndeshjen e fundit, që luhet në Kroaci mes vendasve dhe Rusisë.

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu