Eliminohet mafiozi “Xhaxha Xho” në Greqi/Lidhja me Alket Rizain e sulmi nga banda shqiptare

0

GREQI– Giannis Skaftouros, 55 vjeç, një nga ‘bossët’ më të mëdhenj të jetës së natës në Greqi është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi. Mediat greke shkruajnë se Skaftouros është vrarë në oborrin e shtëpisë së tij, në momentin që ndodhej bashkë me 10 persona të tjerë.

Autorët janë afruar pranë shtëpisë së biznesmenit me një motor dhe kanë ndaluar 150 metra larg ndërtesës. Më pas kanë ecur me këëmbë dhe në momentin që kanë afruar tek dera, kanë vënë kapuçët në kokë, kanë nxjerrë kallashnikovin dhe kanë qëlluar me breshëri drejt biznesmenit. Edhe 55-vjeçari ka nxjerrë armën nga brezi për t’iu kundërpërgjigjur autorëve, por breshëria e kallashnikovit nuk i ka lënë kohë e 55-vjeçarit ka rënë direkt në tokë, i vdekur.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur e plagosur dhe gruaja e tij, vetëm 22 vjeçe dhe vjehrri, 45 vjeç. Të dy ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Kush ishte “Xha Xhoi”

55-vjeçari Giannis Skaftouros ishte një nga personat më të famshëm të botës së natës. Njihej si dora e djathtë e Vassilis Stefanakos, dhe ishte akuzuar për pjesëmarrje në rrëmbimin e pronarit të anijes Periklis Panagopoulos, për vrasje me pagesë, shpërthime, etj. Ai kishte 3 vite e gjysmë që ishte liruar nga burgu. Në verën e vitit 2018, teksa ndodhej në burgun e Korydallos, ai u sulmua me thikë nga anëtarë të mafias shqiptare. Por kjo nuk është lidhja e vetme me shqiptarët, pasi ai konsiderohej si pjesëmarrës në arratisjen me helikopter të Alket Rizait dhe Vassilis Paleokostas nga burgu i Korydallos pasi dyshohet se do ti siguronte strehim të arratisurit. Një operacion i gjerë policor po vijon për kapjen e autorëve, ndërsa në hetim po merr pjesë edhe një helikopter. Sipas informacioneve nga burime policore, autorët janë ndoshta katër persona, të cilët lëviznin me dy motoçikleta. Policia vlerëson se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu