Twitter, i Elon Musk, ka kërcënuar se do të padisë Metën për lançimin e aplikacionit të ri të mediave sociale Threads.
Së fundmi, avokati zyrtar i Twitter, Alex Spiro, i ka dërguar një letër Mark Zuckerberg duke pretenduar se Twitter kishte ‘shqetësime serioze’ mbi ‘përvetësimin e mundshëm sistematik, të qëllimshëm dhe të paligjshëm’ të sekreteve të tij tregtare.
Në letër thuhet se Meta gjatë vitit të kaluar ka punësuar ‘dhjetëra ish-punonjës të Twitter’ të cilët kanë ‘detyrime të vazhdueshme’ ndaj faqes së mediave sociale, por pretendohet se ‘kishin ruajtur në mënyrë të parregullt dokumentet dhe pajisjet elektronike të Twitter’. Spiro pretendon se Meta ‘caktoi qëllimisht’ këta ish-punonjës të Twitter për të bërë Threads , të cilat ata i quajnë ‘kopjues’.
Në letër thuhet gjithashtu se Meta veproi me një ‘qëllim specifik që ata të përdorin sekretet tregtare të Twitter’ për të përshpejtuar zhvillimin e aplikacionit Threads.
Twitter thotë se kjo është një ‘shkelje e ligjit shtetëror dhe atij federal’ dhe i ka kërkuar Metës ‘të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të ndaluar përdorimin e çdo sekreti tregtar të Twitter’.