Elon Musk quan Trudeaun femër: Vajzë, ti nuk je më guvernator i Kanadasë

0

SHBA- Manjati i teknologjisë Elon Musk është tallur me Justin Trudeau pasi kryeministri kanadez hodhi poshtë idenë që vendi i tij të bëhej pjesë e Shteteve të Bashkuara. Musk përmes një postimi në X e quajti kryeministrin kanadez femër.

“Vajzë, ti nuk je më guvernator i Kanadasë, kështu që nuk ka rëndësi se çfarë thua,” i është përgjigjur Musk në postimin e tij në ‘X’ Trudeaut, duke dashur ta barazojë atë me një guvernator të një shteti amerikan dhe të minimizojë fjalët e tij, teksa ky i fundit njoftoi dorëheqjen nga kryeministria.

Musk ka qenë i pamëshirshëm në kritikat e tij ndaj Trudeau që nga fitorja e Trump në zgjedhjet amerikane. Musk parashikoi më parë rënien politike të Trudeau dhe e ka etiketuar atë si një budalla të padurueshëm. Pas dorëheqjes së Trudeau në fillim të kësaj jave, komenti i mprehtë i Musk tërhoqi vëmendjen: “2025 po duket mirë,” vuri në dukje ai.

Trump, gjithashtu, e ka ngacmuar Trudeau duke e quajtur atë guvernator, veçanërisht pasi Trudeau theksoi në një takim të fundit se Kanadaja nuk do të bëhej shteti i 51-të i SHBA, pavarësisht politikave agresive tarifore të Trump.