Elon Musk zhvendos selinë e kompanisë Tesla në Teksas

0

Kompania Tesla ka njoftuar se do të transferojë selinë e kompanisë së saj në Teksas nga Kalifornia.

Sipas BBC, shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, bëri të ditur vendimin në takimin vjetor të aksionarëve të prodhuesit të makinave elektrike në Austin.

“Jam i ngazëllyer për të njoftuar se ne po lëvizim selinë tonë në Austin, Texas”, u shpreh Musk të enjten.

Kompania e makinave elektrike është aktualisht e vendosur në Palo Alto, Kaliforni, pranë selisë së saj origjinale në San Carlo, dhe fabrikës së saj të parë në Fremont.

Musk kishte debatuar me politikanët lokalë në qarkun Alameda, Kaliforni, vendndodhja e një fabrike kryesore e Tesla-s, për përgjigjen e saj ndaj COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu