Elton John performon në Shtëpinë e Bardhë, nderohet nga presidenti Biden

0

Presidenti Joe Biden i dha të premten Sir Elton John Medaljen Kombëtare të Shkencave Humane, duke surprizuar ikonën e muzikës, pas një performance në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.

“Familja jonë e do muzikën e tij, këngët e tij e bëjnë çdo ditë të jetës të veçantë, emocione të lira dhe në këtë mënyrë njerëzit e lirë”,  u shpreh presidenti amerikan Joe Biden.

“Muzika e tij ka ndryshuar jetën tonë, që i ka folur shpirtit të kombit tonë”, tha presidenti amerikan, duke falënderuar yllin britanik.

Eventi “A Night When Hope And History Rhyme”, shpjegon administrata, feston “fuqinë unifikuese dhe shëruese të muzikës, i bën homazh jetës dhe artit të Sir Elton John dhe nderon heronjtë e përditshëm, mësuesit, infermierët, punëtorët e vijës së parë, ushtarakë, studentë, mbrojtës të të drejtave LGBTQ + dhe shumë të tjerë.

Rreth 2,000 të ftuar morën pjesë në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë partnerin e artistit David Furnish, ish-Zonjën e Parë Laura Bush dhe ambasadoren britanike në Uashington Karen Pierce.

Kryetarja e dhomës amerikane, Nancy Pelosi, nuk mundi të rrinte duke dëgjuar performancën e këngës “Your song” dhe u kap nga kamerat teksa po këndonte një nga pjesët më të famshme të saj.

Elton John performoi në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga viti 1998 dhe iu dha një çmim nga presidenti amerikan Joe Biden për kontributin e tij në muzikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu