Elvisi lë shtëpinë e ‘Big Brother VIP’

0

Elvisi la sonte shtëpinë e “Big Brother VIP”, si banori më pak i votuar mes tij, Romes dhe Heidit.

Edhe bileta e kthimit nuk ishte fat për Elvisin, pasi rezervonte vetëm vajtje.

“Më erdhi keq vetëm si shkoi historia. E gjithë situata, nuk e kisha menduar që do të shkonte kështu. Ishte një nominim i vështirë emocional. U përjetua sikurse e panë”, u shpreh gazetari pas eliminimit.

Ndërkohë, Ledion Liço i bëri Lisi ofertën për t’iu bashkuar stafit të gazetarëve të Top Channel.

Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku flet për foton intime në Tik-Tok: Ma shpërndau një shok
“Të shpreh dëshirën për të të pasur pjesë të stafit tonë fantastik të gazetarëve”, tha moderatori, duke i dhënë kohës të mendojë këtë ofertë.

Të shtunën, Graciano hapi Kutinë e Pandorës dhe iu dha mundësia për të nxjerrë në nominim tri banorë. Graciano zgjodhi Romeon, Heidin dhe Elvisin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu