Emërohen 443 policë të rinj, Gledis Nano: Zyrën dhe telefonin tim do t’i keni hapur!

0

Sot 443 kursantë të Patrullës së Përgjithshme kanë përfunduar trajnimin në Akademinë e Sigurisë dhe tashmë janë të gatshëm që të shërbejnë në Policinë e Shtetit. I pranishëm në ceremoninë e emërimit të tyre ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

në mesazhin që u dha të rinjve, theksoi se ato duhet të besojnë tek vetja, e mos të zgjedhin rrugën e thjeshtë, por atë që është e drejtë. Nano u zotua para efektivëve të emëruar se zyrën dhe telefonin e tij ato do t’i gjejnë gjithmonë hapur për çdo iniciative që është pozitive për vendin dhe policinë.

‘Ky moment ka një kuptim për mua pasi më sjell pas në kohë. Kam dalë nga të njëjtat auditore dhe nga të njëjtat ambiente me padurimin për të dalë sa më parë në terren. Punonjësi i policisë është shërbëtor i komunitetit, gardian i ligjit jo shkelës i tij. Qytetarët presin shumë nga unë në radhë të parë, por edhe nga ju. Më etike, më humane dhe më të ashpër me shkelësit e ligjit. Duhet të jeni largpamës nëse doni të jeni të suksesshëm. Besoni tek vetja, mos zgjidhni rrugën më të thjeshtë por më të drejtë. Ju uroj sukses në misionin që kërkon sakrificë deri në sublim. Zyrën dhe telefonin tim do ta gjeni të hapur për çfarëdo problematike.’-tha ndër të tjera kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu